Jose Mourinho takohet me agjentët pas interesimit të PSG-së dhe Real Madridit
Trajneri Jose Mourinho thuhet se ka takuar dy asistentët e agjentit Jorge Mendes të premten, pasi raportimeve se tekniku portugez pëlqehet nga Real Madrid dhe PSG.
Sipas “Corriere dello Sport”, Mendes është takuar me Hugo Valdir dhe Luis Correia të premten, ku kanë diskutuar për të ardhmen.
Mourinho ka kontratë me Romën deri në qershorin e vitit 2024 dhe pëlqehet nga klubet e lartpërmendura pavarësisht që s’ka marrë ndonjë ofertë zyrtare.
Vetë Mourinho javën e kaluar e pranoi se PSG-ja ende nuk e ka telefonuar.
Gazeta italiane raporton se Mourinho vazhdon të ketë kontakte të shkëlqyeshme me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por kjo nuk nënkupton që skuadra spanjolle do të ndajë rrugët me Carlo Ancelottin.
Parigi, Madrid, Roma: le tre strade di Mourinho #calciomercato https://t.co/wfICRxib9u
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 13, 2023
Kësisoj, me situatën momentale e ardhmja e Mourinhos vazhdon të jetë te Roma, me PSG-në që shihet si alternativa kryesore pasi pritet ta shkarkojnë Christophe Galtier dhe “Special One” është i preferuari i tyre.
PSG synon ndryshime drastike duke shitur edhe Neymarin dhe Lionel Messin, në mënyrë që e tërë e ardhmja e klubit të fokusohet te Kylian Mbappe.
Mourinho momentalisht është i fokusuar ta ndihmojë Romën ta bëjë historinë duke fituar trofeun e dytë evropian (është në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës), si dhe po lufton për një vend në top katërshe.
