Jose Mourinho: E uroj Napolin për fitoren e pamerituar, e uroj Romën për disfatën që s’e meritoi
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, pretendon se Napoli nuk e meritoi të fitonte kundër skuadrës së tij dhe e kritikoi gjyqtarin për gjykim të dobët të ndeshjes, duke e përshkruar Hirving Lozanon si lojtar që simulon vazhdimisht.
Victor Osimhen ia siguroi Napolit – të cilit i mungoi Amir Rrahmani i lënduar – fitoren e 11-të radhazi me një gol të vonshëm spektakolar.
Përfaqësuesi i Nigerisë, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë titullar pas gjashtë javëve, goditi nga një këndin pothuajse i pamundur për të shënuar pasi e i iku si vetëtimë Chris Smallingut.
Napoli kishte qenë skuadër mbizotëruese por pa mundur ta thyente akullin deri në ato çaste.
“Bëmë paraqitje të mjaftueshme për të mos e humbur ndeshjen. Doja të fitoja, por në të njëjtën mënyrë, ata fituan, përmes ca tentimeve në portë dhe falë njërit që u fut brenda”, tha Mourinho për DAZN.
“Ishte një ndeshje e vështirë, e kontrolluar mirë, pas shumë kartonëve të verdhë ne vuajtëm dhe ata shënuan me rastin e vetëm të rrezikshëm që e krijuan në pjesën e dytë. Sikur të mos ishte për kartonin e verdhë, Cristante do të kishte qenë në gjendje të bënte faull herët dhe ta parandalonte kundërsulmin”.

“Ndiej një padrejtësi ndaj lojtarëve të mi, të cilët i përqafoj, sepse ata bënë gjithçka që është e mundur dhe mjaftueshëm për ta shmangur humbjen”, nënvizoi ai.
Roma nuk e pati asnjë goditje në cakun e portës në pjesën e parë dhe pothuajse nuk e festoi fare portierin Alex Meret gjatë gjithë ndeshjes.
“E uroj Napolin, edhe pse ndiej se fitoi pa meritë. E uroj ekipin tim për humbjen që s’e meritoi”, shtoi Mourinho.
Ai po ashtu e kritikoi gjyqtarin Massimmiliano Irrati, duke thënë se ai pati një paraqitje të dobët.
“Mendoj se Irrati është njeri i mirë, gjyqtar i mirë, ai nuk e pati një paraqitje të mirë sonte, por ndodh në jetë. Të gjithë kemi ditë të këqija”, përfundoi ai.

