Jose Mourinho e bën prioritet yllin e Manchester Unitedit
Trajneri Jose Mourinho është i interesuar për të sjellë mesfushorin e Manchester Unitedit Fred këtë verë te Roma.
Braziliani ishte ndër nënshkrimet e para që Mourinho bëri sa ishte pjesë e “Djajve të Kuq”, në një marrëveshje 52 milionë funtesh nga Shkahtar Donetsk.
Sidoqoftë, me një vit të mbetur në kontratë 30-vjeçari mund të shitet në verë pasi s’është pjesë e projektit afatgjatë të Erik ten Hag.
“The Sun” raporton se Mourinho është i interesuar për një ribashkim me italianin, pasi vazhdon të jetë admirues i kohës që kaluan bashkë në Mançester.
Tekniku portugez ka kërkuar të përforcohet mesfusha te “Romakët” me brazilianin që vlerësohet si nënshkrimi i duhur i verës.

Fulham gjithashtu ka shprehur interesim për Fredin, me trajnerin Marco Silva që bisedoi direkt me lojtarin pasi përfundoi sezoni në “Old Trafford”.
Duke komentuar të ardhmen, Fred në fundin e sezonit deklaroi: “Duhet të flas me familjen, kam edhe një vit të mbetur në kontratë”.
“Tani janë pushimet dhe mundësia për të pushuar. Do të bisedoj me stafin, klubin dhe të shohim vendimin e të gjithëve. Gjithashtu me Ten Hag, pasi është trajneri dhe bisedimet duhet të përfshihen nga të gjithë”.
“Të shohim si do të jetë plani i sezonit tjetër. Dua të jem i rëndësishëm. Kam qenë dhe vazhdoj të jem te Man Unitedi”.
Përpos Fred, Man United po konsideron edhe shitjen e Scott McTominay pasi Ten Hag është i hapur për një rindërtim të mesfushës.