Jose Mourinho cakton takim me Napolin për javën tjetër
Trajneri Jose Mourinho edhe pas shkarkimit nga Roma dëshiron të vazhdojë në Serie A dhe do të takohet me Napolin javën tjetër.
60-vjeçari u shkarkua nga “Romakët” vetëm disa ditë pas humbjes 3:1 nga AC Milani, ku pas këtij rezultati klubi u rendit në pozitën e nëntë në tabelë pas 20 ndeshjeve.
Shkarkimi i Mourinhos nuk ishte i pranueshëm për tifozët që krijuan shumë banere në qytet, duke falënderuar teknikun portugez.
Sidoqoftë, “The Sunday Times” raporton se Mourinho dëshiron të qëndrojë në Itali dhe do të takohet me presidentin e Napolit Aurelio de Laurentiis javëne ardhshme për të diskutuar marrëveshjen e mundshme.
Agjenti i tij Jorge Mendes ka nisur negociatat me “Napolitanët” ditë më parë, duke ndjekur shkarkimin nga Roma.
Mourinho megjithatë pritet ta konfirmojë “qëndrimin në Itali”, duke qenë i pranishëm në disa ndeshje që zhvillohen në kampionatin italian.
“Special One” e ka konfirmuar se e ka refuzuar ofertën e klubit arab Al-Shabab, meqenëse prioritet e ka qëndrimin në Evropë.
Ndërkohë, Roma e nisi me fitore epokën nën urdhrat e Daniele de Rossit duke mposhtur me vështirësi skuadrën e Hellas Veronas.