Jorginho qesh me Sandro Tonalin e Milanit që po ankohej për penalltinë e Chelseat
Tifozët e Milanit janë nervozuar kur panë se mesfushori i Chelseat, Jorginho, po qeshte teksa Sandro Tonali po ankohej për penalltinë e dhuruar për të kaltrit e Londrës në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Italisë mbetën me 10 lojtarë në fushë vetëm pas 18 minutash lojë, kur Fikayo Tomori u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje në Mason Mount në zonën e penalltisë.
Lojtarët e Milanit ishin shumë të nervozuar me vendimin e gjyqtarit gjerman, Daniel Siebert, teksa golat e Jorginhos dhe Pierre-Emerick Aubameyang e dërguan Chelsean në fitoren 2:0, kështu duke marrë kryesimin e Grupit E me shtatë pikë, një më shumë se Salzburgu dhe tre më shumë se Milani dhe Dinamo Zagreb.
Por transmetuesi italian, Sky Sport Italia, i hodhi më shumë zjarr kësaj ndodhie kur prenë një skenë të Jorginhos duke qeshur kur Tonali po ankohej në paraqitjen e gjyqtarit të takimit.

“Ka shumë incidente të tilla gjatë një ndeshje. Kur ju jepni një penallti dhe një karton të kuq pas 18 minutave, për një prekje të tillë...”, tha Tonali për Sky Sport.
“Ne gjithashtu mund ta bëjmë atë një ndeshje basketbolli ku çdo prekje është faull. Gjithsesi ishte kështu, ne kishim disa kartonë të verdhë për goditjet e lira qesharake dhe të turpshme vetëm në pjesën e parë. Gjithsesi, ne duhet të shikojmë pjesën tjetër të lojës. Ne u përpoqëm të luanim me krenari dhe pasion, edhe pse ishte shumë e vështirë në ato rrethana. Është zhgënjyese për të gjithë tifozët që erdhën këtu sonte, mbushën stadiumin dhe prisnin një ndeshje ndryshe. I falënderojmë që erdhën.”
Vergüenza lo de @SkySport: y una falta de respeto de #Jorginho.
— Andy Calciologo 💬 (@AndyEspinozaJ) October 11, 2022
Durante la entrevista de Sky a #Tonali, mientras mostraba su descontento por las acciones pitadas por el árbitro, mostraron a Jorginho riéndose en el otro micrófono. pic.twitter.com/aW3pJp2vrU

Jorginho i cili po qeshte me Tonalin dhe ekspertët e Sky Sport Italia kinse nuk duhej të kishte penallti, tha: “Mendoj se ishte penallti. Ndoshta jo karton i kuq, por penalltia ishte. Sigurisht, është ndryshe kur je një gol në epërsi ndaj një skuadre me 10 lojtarë, lehtëson gjithçka. Kësaj radhe të lehtësuarit ishim ne, një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën.


