Jorginho: Koulibaly nuk do ta ndihmojë skuadrën vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes - NACIONALE

Jorginho: Koulibaly nuk do ta ndihmojë skuadrën vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Chelseas, Jorginho, ka treguar se pse skuadra e tij ka bërë një lëvizje të jashtëzakonshme me sigurimin e shërbimeve të senegalezit, Kalidou Koulibaly, duke thënë se ai do t’i ndihmojë skuadrës edhe në dhomat e zhveshjes dhe jo vetëm në fushë, pasi që është një njeri shumë i mirë.

Mesfushori i Kombëtares italiane foli për Sky Sport Italia rreth vendimit të skuadrës londineze për t’i paguar 40 milionë euro për të afruar Koulibalyn në Stamford Bridge.

“Mendoj se Koulibaly përfaqëson një nënshkrim shumë, po shumë pozitiv për klubin tonë. Ai nuk është vetëm një lojtar i madh, të gjithë e dimë këtë. Ai do të na ndihmojë edhe në dhomat e zhveshjes dhe jo vetëm në fushë. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm”, tha 30-vjeçari para ndeshjes me skuadrën italiane, Udinese.

Ish-mesfushori i Napolit e ka konfirmuar se pati dorë në bisedimet për transferimin e senegalezit, duke i dërguar mesazhe vetë lojtarit ende pa u bërë e qartë dhe definitive marrëveshja.

“I kam dërguar ca mesazhe dhe disa thirrje, duke i thënë eja këtu, për çfarë po pret më? Ne duhet të luajmë së bashku sërish dhe nuk kemi edhe aq shumë kohë të mbetur.”

Më tutje braziliani i natyralizuar në italian, shtoi se besonte në këtë lëvizje dhe është i lumtur që ka ndodhur,

“Shpresoja shumë që kjo lëvizje do të ndodhte dhe jam shumë i lumtur që ka ndodhur tani.”

Jorginho dhe Koulibaly kanë luajtur më parë bashkë në kampionatin italian, te skuadra e Napolit, për një periudhë katërvjeçare, gjatë viteve 2014-2018, duke u paraqitur si titullarë së bashku në 111 ndeshje, shumë prej tyre nën urdhrat e trajnerit italian, Maurizio Sarri, që tani drejton Lazion.

31-vjeçari ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Chelsean deri më tani, dhe atë në humbjen e tmerrshme ndaj Arsenalit me rezultat 4:0.

New signings: How Koulibaly will replace Rudiger

Debutimi i tij me të kaltrit e Londrës erdhi në çerekun e fundit të lojës, dhe ishte e vetmja gjë pozitive në fushë për Chelsean, pasi që po dërrmoheshin nga skuadra tjetër londineze, Arsenal.

Lajme të ngjashme