Jorginho: Jam tejet i lumtur te Arsenali, nuk e mendoj largimin - NACIONALE

Jorginho: Jam tejet i lumtur te Arsenali, nuk e mendoj largimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Arsenalit Jorginho ka konfirmuar se nuk po e mendon largimin nga “Emirates Stadium”.

Italiani është lidhur me një largim nga “Topçinjtë” vetëm gjashtë muaj pasi iu bashkua, me skuadrën italiane Lazio që ka shprehur interesim.

Sidoqoftë, në një intervistë së fundmi për "Standard", 31-vjeçari tregoi se është tejet i lumtur te klubi londinez andaj s’po e mendon largimin.

“Për të qenë i sinqertë, isha vërtet i befasuar si u mirëprita në klub, si më trajtuan kur erdha. Më bëri shumë më të lehtë. Prandaj jam tejet i lumtur këtu”.

“Jam shumë i lumtur për të qëndruar te Arsenali. Këto spekulime, nuk e di kush është prapa, por asgjë nuk ka ndodhur. Jam i lumtur këtu. Humbja e titullit ishte e dhimbshme. Sigurisht në fillimin e sezonit askush nuk priste që të jemi këtu”.

“Mendoj se duhet të mësojmë dhe është leksion. Shpresoj të bëjmë më mirë vitin tjetër. Është bërë pak kohë që kur Arsenali ka qenë në Ligën e Kampionëve. Të gjithë jemi të emocionuar. Të gjithë mezi presin të luajnë kundër yjeve. Do të jetë emocionuese për siguri”.

Arsenal është mjaft aktive në afatin kalimtar të verës për t’u përgatitur për Ligën e Kampionëve, duke qenë afër nënshkrimit me Declan Rice nga West Ham.

Ndërkohë, kanë kompletuar transferimin e Kai Havertz nga Chelsea, duke munguar vetëm zyrtarizimi.

Lajme të ngjashme