Jorginho i shokuar për kritikat që merr Kai Havertz
Mesfushori Jorginho ka mbetur i shokuar nga kritikat e çmendura që merr i “pabesueshmi” Kai Havertz.
Që kur Arsenali shpenzoi 65 milionë funte për gjermanin, lojtari është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet e bëra, si dhe zakonisht për rekordin e ulët në golat e shënuara.
Shumica e analistëve edhe kanë sugjeruar se Arsenali duhet të nënshkruajë me një numër 9, pozitë të cilës iu është besuar zakonisht Havertzit.
Jorginho megjithatë e ka mbrojtur bashkëlojtarin, duke thënë se meriton shumë më shumë për atë që bën për skuadrën.
“Është çmenduri sepse është lojtar i pabesueshëm. Në fillim njerëzit po e kritikonin, po mendoja se për çfarë po flasin këta?”.
“Isha sikur “vërtetë po ndodhë kjo?”. Nuk mund ta besoja. Aktualisht shkova te Kai disa herë dhe i thashë Kai mos i dëgjo, harroi komentet”.
“Kjo është çmenduri, mënyra si e ndihmon skuadrën dhe se si luan. Për mua, përmirësimi që ka bërë që kur erdhi në Premierligë e bën më të fortë çdo ditë. Ai po bëhet më i fortë dhe më i fortë. Prandaj, kjo është e pabesueshme”.
“Besimi që ka dhe që i jep skuadrës, është i mençur. Ai e ka vendosur trupin në pozitat e njëjta. Gjithnjë jep zgjidhje dhe gjen zgjidhje në situata që nuk e mendon se mund t’ia del. Është lojtar i madh”.
Havertz përndryshe shënoi në fitoren 5:2 ndaj West Ham Unitedit.