Jorginho: Golat e shpeshta të Haalandit po e bëjnë Arsenalin të qesh
Mesfushori Jorginho thotë se Arsenali nuk i frikësohet rekordit të Erling Haalandit, derisa po përgatiten të përballen me Manchester Cityn në Premierligë.
Norvegjezi ka shënuar nëntë gola në katër ndeshje në ligë, përfshirë het-trike ndaj Ipswich Town dhe West Ham Unitedit.
Pavarësisht statistikave të frikshme, Arsenali nuk i frikësohet Haalandit.
“Erlingu po shënon sërish, po na bën të gjithëve të qeshim. Shikojmë, sepse i shikojmë të gjitha ndeshjet dhe e duam futbollin”.
“E duam shumë Premierligën prandaj i shikojmë të gjitha ndeshjet. Është normale, nuk hynë në kokën tonë. Duhet të fokusohemi dhe këtë po tentojmë ta bëjmë”.
“Nëse dëshiron të arrish diçka të madhe, duhet ta kesh mentalitetin për ta fituar të gjitha ndeshjet. Kjo është ajo që duam të bëjmë. Këtë po provojmë ta bëjmë”.
“Duhet të besosh në atë që bën. Besojmë te vetja dhe punomë shumë për t’u përmirësuar. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë”, deklaroi ai.
Arsenali do të udhëtojë në “Etihad” të dielën, vetëm tre ditë pas përballjes ndaj Atalantas si mysafir në Itali. City ndërkohë do ta pres të mërkurën Interin, pastaj do të bëhet gati për londinezët.