Jonathan Tah e refuzon Bayernin, e zgjedh Barcelonën
Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit Jonathan Tah e ka zgjedhur Barcelonën si destinacion i radhës, duke refuzuar përfundimisht kalimin te Bayern Munich.
Kontrata e gjermanit skadon në verë ndërsa e ka informuar Leverkusenin se do të largohet në verë, me “Mundo Deportivo” që raporton se ka zgjedhur katalunasit.
Dëshira e Tah është të luajë në fanellën blaugranase, kurse do të zhvillohet edhe një takim me Barcelonën së shpejti për ta finalizuar transferimin.
Trajneri Hansi Flick e njeh mjaftë mirë Tah, me të cilin punoi për sa kohë ishte përzgjedhës i Gjermanisë. Barcelona provoi ta transferonte edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror, mirëpo që Leverkuseni refuzoi ta shiste pavarësisht se e dinë që do ta humbasin falas në verë.
Raporti i mediumit spanjoll shton se më 11 dhjetor – Barcelona përfitoi nga udhëtimi në Dortmund për të diskutuar me agjentin e Tah, ku ndër të tjera gjermani i konfirmoi se është i gatshëm të luajë në “Camp Nou”.
Barcelona gjithashtu mund ta regjistrojë Tah meqenëse veçse e kanë vendosur në shitje Andreas Christensen, i cili pritet të largohet në verë.