Joel Matip “fytyra tragjike” për Liverpoolin, Tottenham siguron tre pikë në minutat shtesë
Tottenham me shumë mund ka mposhtur Liverpoolin në kryederbin e xhiros së shtatë në Premierligë.
Skuadra londineze realizoi në kohën shtesë golin e fitores, ani pse ishin me dy lojtarë më shumë që nga minuta e 70-të, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:1.
Liverpool fillimisht ishte më e rrezikshme mirëpo që problemet nisën sapo mesfushori Curtis Jones u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë (26’).
Vetëm tetë minuta më vonë, Liverpool shënoi përmes Luis Diaz mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
I menjëhershëm ishte reagimi i Tottenham që në kundërzbritje, James Maddison gjeti për mrekulli Richalison i cili asistoi për Heung-min Son për të kaluar vendasit në epërsi (36’).
Sidoqoftë, Liverpool s’u dorëzua duke barazuar rezultatin me Cody Gakpon që realizoi pas një asistimi të Van Dijkut (45+4’).
Pjesa e dytë nisi më mirë për Tottenham, që shënuan sërish me anë të Son, mirëpo që u anulua për pozitë jashtë loje.
Problemet për Liverpool veçse u shtuan kur Diogo Jota mori dy kartona të verdhë për disa sekonda, duke bërë që “Reds” të mbesin me vetëm nëntë lojtarë në fushë.
Kur mendohej se “Reds” arritën të fitonin një pikë, Tottenham krijoi edhe një tjetër aksion ku Joel Matip e dërgoi topin brenda rrjetës në përpjekje për ta larguar (90+6’).
Tani Tottenham renditet në pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë derisa Liverpool renditet në pozitën e katërt me 16 sosh.