Joan Laporta: Propozuam rikthimin e Leo Messit në fillimin e sezonit, por na refuzoi
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta thotë se Lionel Messi nuk ka qenë i interesuar për rikthimin në “Camp Nou” në fillimin e sezonit.
Argjentinasi kaloi te Inter Miami në verë pas dy viteve te PSG-ja, por është raportuar për një huazim te katalunasit duke marrë parasysh se skuadra amerikane dështoi ta sigurojë play-offin.
Sidoqoftë, Laporta thotë se një situatë e tillë nuk do të ndodhë shkaku që Messi e refuzoi kalimin në “Camp Nou” gjatë fillimit të sezonit.
“Propozuam se ai të rikthehet në fillimin e sezonit. Ai na tha se çfarë mendon dhe pastaj mori vendimin”.
“Nuk donte presionin e të qëndruarit në Paris për një tjetër vit dhe preferoi të shkonte te Inter Miami. E respektojmë. E vlerësojmë shumë dhe i treguam se do ta nderojmë”, deklaroi Laporta.
Ndër të tjera, Laporta shtoi se do të kishte dëshirë që Messi të jetë i pranishëm kur stadiumi “Camp Nou” të jetë i kompletuar në vitin 2026.
“Do të ishte fantastike nëse Messi mund të vjen në premierën e Camp Nout. Është biseduar dhe do të jetë në qershorin e vitit 2026. Do të jetë kur Spotify Camp Nou të përfundojë”.
“Ne do të rikthehemi në nëntorin 2024 dhe është datë e rëndësishme. Të shohim. Do të na pëlqente (pjesëmarrja e Messit) dhe shpresoj që t’ia dalim”.