Jo vetëm “Plisat” , as “Forca” e Vushtrrisë s’u pajisë me bileta nga FSHF-ja - NACIONALE

Jo vetëm “Plisat” , as “Forca” e Vushtrrisë s’u pajisë me bileta nga FSHF-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata Shqiptare e Futbollit përpos tifozëve “Plisa”, nuk i pajisi me biletë as tifozët e Vushtrrisë “Forca”.

Gjatë ditës së hënë, “Plisat” ishin në vëmendje pasi FSHF-ja nuk iu dhuroi asnjë biletë, për dallim nga herët e kaluara.

Klan Kosova” raporton se një situatë e tillë ka ndodhur edhe me tifozët “Forca” të Vushtrrisë.

FSHF-ja këtë tifozë zakonisht i ka pajisur me 200 bileta, por këtë herë duket se janë ‘harruar’ nga Federata Shqiptare.

Shqipëria zhvillon përballjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024” ndaj Ishujve Faroe, ani pse e kanë siguruar pjesëmarrjen në Gjermani, mirëpo iu duhet vetëm një pikë që të avancojnë si lider.

Lajme të ngjashme