Jo vetëm Leo Messin, Barcelona po tenton edhe për Di Marian - NACIONALE

Jo vetëm Leo Messin, Barcelona po tenton edhe për Di Marian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke bërë çmos për ta transferuar edhe sulmuesin e Juventusit, Angel di Maria.

Argjentinasit i skadon kontrata me Juventusin në qershor dhe është shumë larg rinovimit me skuadrën italiane, prandaj gjasat për t’u bërë me skuadër të re janë tejet të mëdha.

Kësisoj, Barcelona i është bashkuar garës për shërbimet e Di Maria, pasi e kanë ndjekur që një kohë të gjatë, në fakt ishin tejet afër të nënshkruanin me të edhe verën e kaluar.

Negociatat mes klubit dhe lojtarit kishin nisur një vit më parë, prandaj një marrëveshje e tillë mund të arrihet shumë lehtë. Barcelona shpreson se me arritjen e Di Marias edhe Leo Messi do t’i bashkohej në “Camp Nou”.

Lidhja mes Messit dhe Di Marias është fantastike pasi janë miq si brenda ashtu edhe jashtë fushës, gjë që mund të shtyjë transferimit e cilitdo nëse ndonjëri ateron në Barcelonë.

Di Maria këtë edicion ka qenë kyç te Juventusi, duke zhvilluar plot 38 ndeshje dhe kontribuar me tetë gola dhe shtatë asistime.

Verën që lamë pas, Barcelona ka pasur një marrëveshje në parim me Di Marian, të cilit i pëlqente qyteti, klubi dhe kishte diskutuar disa herë me Xavi Hernandez për projektin.

Sidoqoftë, një lëvizje e tillë mbeti peng vetëm i La Liga-s pasi nuk e lejonte Barcelonën të regjistronte lojtarë të tjerë shkaku i gjendjes ekonomike.

Interesim për Di Marian kanë shprehur edhe Galatasaray, Benfica dhe disa klube nga Arabia Saudite.

Lajme të ngjashme