Jo vetëm Dembele, PSG pranë marrëveshjes edhe me Benfican për Gonçalo Ramos - NACIONALE

Jo vetëm Dembele, PSG pranë marrëveshjes edhe me Benfican për Gonçalo Ramos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain brenda javës pritet t’i transferojë dy lojtarë, Ousmane Dembelen nga Barcelona si dhe Gonçalo Ramos nga Benfica.

Trajneri Luis Enrique ka kërkuar një qendërsulmues që kur erdhi në stolin e “Parisienëve” dhe marrëveshja me portugezin duket se po mbyllet.

Gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se PSG është shumë pranë që ta mbyllë marrëveshjen me Ramos, ku Benfica do të përfitojë 80 milionë euro përfshirë bonuset.

Ramos ka arritur marrëveshje personale me gjigantin francez dhe do të nënshkruajë për pesë vitet e ardhshme.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, transferimi i portugezit do të kompletohet brenda javës, njësoi si i sulmuesit Ousmane Dembele nga Barcelona.

Francezi ka njoftuar katalunasit se do t’i bashkohet PSG-së, që kanë aktivizuar një klauzolë ‘private’ në kontratën e lojtarit, që nënkupton se do të paguajnë vetëm 50 milionë euro, ku afro gjysmën e tyre do t’i mbajë Dembele.

Plani i PSG-së është që t’i transferojë të dy yjet në ditët në vijim, derisa testet mjekësore mund të caktohen në vikend.

Lajme të ngjashme