Jezusi thotë se s’e kupton pse nuk po shënon gola - NACIONALE

Jezusi thotë se s’e kupton pse nuk po shënon gola

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Jesus e ka pranuar se ndihet i hutuar pasi nuk ka shënuar gol në pesë ndeshjet e fundit, por është zotuar se do të shënojë shumë shpejt.

Sulmuesi i Arsenalit e filloi sezonin në formë të shkëlqyer, duke i shënuar pesë gola në nëntë paraqitjet e para për klubin.

Por barazimi i topçinjve 1:1 me Southamptonin nënkupton se Jesusi nuk e ka gjetur cakun që prej fitores kundër Tottenhamit më 1 tetor.

I pyetur pse është duke vuajtur para portës kundërshtare në javët e fundit, Jesus tha: “Nuk e di, vërtet nuk e di. Sikur ta dija do t’ju tregoja”.

“Por e vetmja gjë që mund ta bëj është të vazhdoj të përpiqem, të vazhdoj të luftoj, të vazhdoj të përmirësohem. Siç e thashëm më herët, këtu jam për të shënuar gola, këtu jam për t’i ndihmuar ekipit me gola. E kuptoj këtë. Natyrisht, do t’iu rikthehem golave së shpejti”, shtoi ai.

Sulmuesi brazilian foli edhe për zhgënjimin e tij dhe bashkëlojtarëve të tij me barazimin kundër Southamptonit.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka e kishte kaluar skuadrën e Mikel Artetës në epërsi herët në takim, por Stuart Armstrong me një gol të vonshëm ia mohoi fitoren topçinjve.

“Të gjithë janë të zemëruar paksa, sepse ne e dinim se mund ta fitonim këtë ndeshje. Ne krijuam shumë raste, por nuk i përfunduam mirë. Edhe veten e fus në këtë, sigurisht. Unë kam mundur t’i shënoja një apo dy gola dhe kështu ne do të fitonim. Është e vështirë, na dhemb, por ne duhet të zgjohemi, të përmirësohemi dhe të rikthehemi”, shtoi ai.

Arsenali ishte në një ecuri prej 27 ndeshjeve pa barazim në të gjitha garat para barazimin 1:1 në Southampton.

Ndeshja e radhës e Arsenalit do të jetë kundër PSV Eindhoven në Ligën e Evropës këtë të enjte.

Lajme të ngjashme