Hap fals i Arsenalit, ndalet nga Southampton
Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta, Arsenal, ka bërë një hap prapa në rrugën për titullin kampion, pasi ka barazuar me Southampton në udhëtim me rezultat 1:1.
Goli i Granit Xhakës nuk ishte i mjaftueshëm për topçinjtë që t’i rrëmbejnë pikët e radhës, pasi që Armstrong ua prishi llogaritë me një gol në pjesën e dytë.
Arsenali po shijon formën më të lartë ndër vite nën urdhrat e trajnerit spanjoll, ku në 10 ndeshjet e para fitoi nëntë dhe humbi vetëm një herë kundër Manchester United.
Ky barazim në udhëtim, dërgon në dy numrin e ndeshjeve kur londinezët kanë humbur pikë në këtë sezon.
Skuadra e Artetës erdhi nga një fitore në Ligën e Evropës ndaj PSV Eindhoven me rezultat minimal, në të cilën ndeshje shënues i vetëm si sot ishe, Granit Xhaka, ndërsa Southampton hyri në ndeshje e motivuar për të marrë pikë pasi në mesjavë mori pikët e plota në udhëtim te Bournemouth.
Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në Saint Mary’s Stadium, dy fraksionet e ndeshjes prodhuan raste interesante, Arsenali ishte më dominuese në pjesën e parë, ndërsa Southampton ishte diç më e mirë në të dytën.
Goli i epërsisë për Arsenalin nuk vonoi shumë, ishte një depërtim në krah nga Ben White, i cili harkoi mirë në zonë dhe më së miri u gjend Granit Xhaka që me një goditje të fortë, shënoi golin për 1:0 në minutën e 11-të.
Topçinjtë kishin rastin të dyfishonin epërsinë por Gabriel Jesus nuk konkretizoi një rast dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë e pa skuadrën e Artetës fare inekzistente në fazën sulmuese ku nuk arriti të dërgonte asnjë top në drejtim të golit.
Në anën tjetër Southampton filloi të merrte më shumë lojën në dorë dhe kjo u shpagua me golin e barazimit.
Zhvillohej minuta e 65-të kur Armstrong shënoi për 1:1 pas asistimit të Elyounoussit.
Topçinjtë nuk patën fuqinë që të ktheheshin në lojë më, pavarësisht se shënuan një gol me anë të Odegaard, por që Tierney më parë kishte kaluar vijën fundore.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, me Arsenalin që akoma mbanë pozitën e parë në tabelë me 28 pikë, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Manchester City, ndërsa Southampton me këtë barazim gjendet në pozitën e 15-të me 12 pikë në po aq ndeshje.
Ndeshjet tjera të zhvilluara sot në Premierligë:
Aston Villa 4:0 Brentford;
Leeds United 2:3 Fulham;
Wolwerhampton 0:4 Leicester City.
Më vonë do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Tottenham Hotspur e Newcastle United.
Tabela momentale
