“Jemi favorit”, te Viktoria Plzen të sigurt që do ta mposhtin Dritën - NACIONALE

“Jemi favorit”, te Viktoria Plzen të sigurt që do ta mposhtin Dritën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Viktoria Plzen është optimist se do ta eliminojë Dritën nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.

Drita si gjithnjë e pafat në shortin e UEFA-s, ku këtë herë do të përballen me gjigantin çek që kanë marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

Te klubi i Viktoria Plzen ka optimizëm të lartë se do ta eliminojnë Dritën, por kanë deklaruar se nuk duhet nënvlerësuar nënkampioni i Kosovës.

Trajneri Miroslav Koubek tha se Drita është një skuadër interesante në nivelin e Ballkanit, klub i cili i solli probleme edhe Slavia Prahës.

E dinim se çfarë skuadra do të kemi. Realiteti është që do të udhëtojmë në Kosovë. Kemi menaxhuar të gjejmë pak dhe janë vërtetë skuadër interesante. Nuk do ta komentojë rolin e favorit, duhet të përshtatemi dhe ta pranojmë”.

FC Drita është në nivel të njëjtë me Ballkanin, me të cilët Slavia kishte probleme. Këtë vit, Ballkani fitoi ligën me vetëm tre pikë para Dritës, prandaj janë në nivel të njëjtë. Tani do të kemi kohë për ta shikuar nga afër skuadrën dhe të përgatitemi”.

Ndërkohë, qendërsulmuesi Jan Kliment nënvizoi se janë të kënaqur me shortin por nuk duhet nënvlerësuar klubi gjilanas.

Kemi biseduar për kundërshtarin me djemtë dhe ne pranuam që jemi të kënaqur. Ata përfunduan në pozitën e dytë në ligën e Kosovës, prandaj nuk duhet t’i nënvlerësojmë dhe të përgatitemi mirë. Është e rëndësishme që të menaxhojmë nga ndeshja e parë që do të luajmë në shtëpi”.

Shpresoj që tifozët të vijnë të na mbështesin siç bën vitin e kaluar në paraeliminuese. Do të jetë ndihmë e madhe e tifozëve me ne. Avantazhi në shtëpi është gjithmonë i rëndësishëm”.

Ndeshja e parë zhvillohet më 27 korrik, derisa ajo kthyese në “Fadil Vokrri” më 3 gusht.

Lajme të ngjashme