“Jemi afër të realizojmë ëndrrën”, Ake e paralajmëron Anglinë
Mbrojtësi Nathan Ake thotë se Holanda është shumë afër ta realizojë ëndrrën para gjysmëfinales ndaj Anglisë në “Euro 2024”.
Holanda bëri një përmbysje fantastike ndaj Turqisë, për të siguruar “biletën” për në gjysmëfinale të “Euro 2024”, ku i pret Anglia që mundi Zvicrën.
Edhe pse Anglia mbetet favorit, Ake beson se Holanda mund ta fitojë trofeun e parë të rëndësishëm që nga viti 1988.
“Jam duke e pritur. Ka shumë lojtarë që i njoh nga Premierliga. I dimë kualitetin individual të tyre dhe është gjysmëfinale që do të jetë e vështirë”.
“Kemi ardhur nga disa fazë të vështira të turneut dhe tani do ta kalojmë një tjetër test, për të cilin besoj që do të jemi ati”.
“Favorit apo jo, nuk ka rëndësi. Duhet të fokusohemi te vetja. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Jemi shumë afër”.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër Spanja do të përballet me Francën.