Javier Tebas: Barcelona favorit për La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Javier Tebas: Barcelona favorit për La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i La Liga-s Javier Tebas beson se Barcelona mund ta fitojë kampionatin spanjoll si dhe Ligën e Kampionëve.

Katalunasit po kalojnë një ecuri të jashtëzakonshme nën urdhrat e Hansi Flick, ku janë të pamposhtur deri më tani në La Liga, ku kanë fituar 18 pikë pas gjashtë xhirove, mirëpo e nisën me humbje Ligën e Kampionëve në udhëtim te Monaco.

Tebas në një intervistë së fundmi ka bërë shaka se nëse Barcelona do të bënte transferime tjera atëherë do t’i fitonte ndeshjet me rezultat 10:0.

“Falë Zotit Barcelona nuk nënshkroi me lojtarë të tjerë, përndryshe do t’i fitonin ndeshjet me rezultat 10:0”.

“Janë favoritët për ta fituar La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve”, tha shkurtimisht Tebas.

Barcelona aktualisht është lider i vetëm në La Liga me 18 pikë, ku kanë shënuar plot 22 gola dhe pranuar vetëm pesë, katër më shumë se Real Madridi, që renditen në pozitën e dytë me 14 pikë të mbledhura.

Lajme të ngjashme