Javi Gracia: Leeds United më shkarkoi për datëlindje përmes një telefonate - NACIONALE

Javi Gracia: Leeds United më shkarkoi për datëlindje përmes një telefonate

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Javi Gracia ka zbuluar se Leeds United e shkarkoi në ditën e datëlindjes përmes një telefonate.

Aventura e spanjollit me skuadrën angleze përfundoi dje me Sam Allardyce që u punësua përkohësisht deri në fundin e sezonit.

Vetëm 24 orë pas humbjes 4:1, Gracia ka treguar se Leeds e njoftoi se kanë vendosur ta ndërprenë bashkëpunimin.

"Ishte datëlindja ime, 1 maj. Ishte e tëra me anë të një telefonate. Ishte për të më shpjeguar situatën".

"E tëra ishte shumë korrekte nga klubi. Duhet ta pranoja vendimin e drejtuesve dhe kjo është e gjitha".

Gracia e nisi për mrekulli duke fituar 10 pikë në gjashtë ndeshjet e para, por pastaj nisi seria negative duke pësuar katër humbje nga pesë ndeshje dhe njëkohësisht pranuar 18 gola.

Gracia u largua se bashku me drejtorin Victor Orta, shkaku që besnikëria ndaj teknikut spanjoll i kushtoi me punë edhe atij.

Sidoqoftë, Garcia ka treguar se nuk e ka fare problem shkarkimin pasi tani do të kalojë më shumë kohë me familjen.

"Do të jem më fëmijët e mi, të cilët do të mbajnë fanellën e Leeds dhe të brohorasin për klubin".

Leeds United në xhiron e radhës do t'i pret një sfidë shumë e vështirë si mysafir i liderit aktual të Premierligës, Manchester City.

Lajme të ngjashme