“As Pepi s’është më i mirë se unë” - Guardiola i përgjigjet trajnerit të Leeds Sam Allardyce - NACIONALE

“As Pepi s’është më i mirë se unë” - Guardiola i përgjigjet trajnerit të Leeds Sam Allardyce

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pep Guardiola është pajtuar me pretendimin Sam Alardyce se ai është në nivel të njëjtë me trajnerin e famshëm spanjoll, duke e lartësuar trajnerin e ri të Leeds Unitedit si njohës të madh të futbollit me përvojë të jashtëzakonshme.

Allardyce e zëvendësoi të shkarkuarin Javi Gracia në krye të Leeds Unitedit të mërkurën.

Duke folur në konferencën e parë për media dje, trajneri veteran anglez tha se është në nivelin e njëjtë me më të mirët e Premierligës.

“Shumë njerëz mendojnë se unë jam i vjetër dhe prapanik, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Unë mund të jem 68 vjeç dhe i vjetër, por askush nuk është para meje në futboll. As Pep, as Klopp e as Arteta”, tha Allardyce.

Guardiola u pyet të enjten për këto komente dhe u duk se u pajtua me 68-vjeçarin.

“Ai ka të drejtë. Duhet të jem i sinqertë. Shikoji trajnerët, Roy Hodgson në Crystal Palace, çfarë kanë bërë. Ata janë shumë të mirë, kanë përvojë të jashtëzakonshme. Ata e njohin lojën në mënyrë të përsosur dhe ai ndien se për këtë është në nivel të njëjtën (me neve)”, tha Guardiola.

Allardyce e nis karrierën në Leeds me një ndeshje të palakmueshme në udhëtim pikërisht kundër skuadrës së Guardiolës Manchester City, para se të përballet me ish-klubet e veta Newcastle United dhe West Ham.

Do të jetë e vështirë kundër tij, sepse ai ka karizëm, ai do t’iu bëjë presion lojtarëve dhe e di saktësisht se çfarë të bëjë në këto situata në luftë për mbijetesë”, tha Guardiola për përballjen me Leedsin e Allardyce.

Do të jetë një orar shumë i vështirë për Leedsin, i cili tani për tani është jashtë zonës së rënies nga liga falë goldallimit, në vendin e 17-të, por Allardyce e di se ku po futet dhe dëshiron t’i fitojë gjashtë pikë në këto ndeshje për ta mbajtur Leedsin në elitë.

Lajme të ngjashme