Java e gjashtë e Ligës së Kampionëve: Atalanta përballet me Real Madridin, Interi udhëton te Leverkusen - NACIONALE

Java e gjashtë e Ligës së Kampionëve: Atalanta përballet me Real Madridin, Interi udhëton te Leverkusen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhiroja e gjashtë e Ligës së Kampionëve nis sot me nëntë ndeshje, ku përballja kryesore do të jetë mes Atalantës e Real Madridit, teksa interesante do të jetë edhe ndeshja mes Bayer Leverkusen e Inter.

Kur kanë përfunduar pesë javët e para të 'Fazës së Ligës', Liverpooli kryeson me të gjitha fitore, teksa Interi është në ndjekje të saj, ku këta të fundit ende nuk kanë pësuar gol.

Përveç Interit e Liverpoolit, tjetër skuadër që nuk ka pësuar humbje është Atalanta, që po kalon formë të jashtëzakonshme në të gjitha garat.

Ndeshjet sot

Nata e sotme fillon me dy ndeshje që zhvillohen në ora 18:45.

Dinamo Zagreb e pret Celticun, e lideri i Ligës së Kampionëve udhëton te Girona.

Vëmendja kalon te orari tjetër i ndeshjeve, ku do të jenë superpërballje.

Atalanta do të luajë ndaj një Real Madridi komplet jashtë forme, por trajneri i La Deas tha në konferencë për shtyp se askush nuk është favorit ndaj Real Madridit.

Mbretërit momentalisht janë në vendin e 24-të, dhe kanë nevojë për një fitore sot, që të mos rrezikojnë më shumë kualifikimin për në fazën tjetër, diçka që duket se Atalanta e ka siguruar tashmë.

Ndeshje interesante do të jetë edhe mes Leverkusen e Interit.

Interi siç u përmend më lartë, jo vetëm që nuk ka pësuar humbje por ende nuk ka pësuar asnjë gol në pesë ndeshjet e para dhe është në vendin e dytë, menjëherë pas Liverpoolit.

Leverkusen nuk qëndron keq, pasi zë vendin e gjashtë me tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Përballjet tjera nga ora 21:00

Brest - PSV;

Club Brugge - Sporting;

Leipzig - Aston Villa;

Salzburg - PSG;

Shakhtar - Bayern Munich.

Lajme të ngjashme