Java e 17-të në Superligën e Kosovës mbyllet me tri ndeshje, vëmendja në Podujevë - NACIONALE

Java e 17-të në Superligën e Kosovës mbyllet me tri ndeshje, vëmendja në Podujevë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Dje u zhvilluan dy takimet e para të javës së 17-të në Superligën e Kosovës, ndërsa sot vijon edhe me tri ndeshjet e fundit të kësaj jave, aty ku takohen Llapi – Gjilani si ndeshja kryesore e javës, ndërsa Drita e Ballkani luajnë me dy skuadrat pjesës së fundit të tabelës, Malishevën e Ferizajn respektivisht.

Llapi – Gjilani

Padyshim ndeshja e kryesore e javës zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë, ndërmjet Llapit e Gjilanit.

May be an image of 2 people and text

Skuadra e Tahir Batatinës shpreson të vazhdojë me formën e mirë kundrejt skuadrave lart në kreun e tabelës.

Llapjanët në tri ndeshjet e fundit kanë fituar dy dhe kanë humbur një, duke deklasuar vendin e parë Dritën e vendin e dytë Ballkanin me rezultat të njëjtë 4:1, ndërsa janë mposhtur nga vendi i fundit Ferizaj, me rezultat 2:1.

Gjilani ndonëse është e treta në tabelë, nuk po arrin që të mbajë një qëndrueshmëri në rezultate, për shkak edhe të gjendjes së jashtme në klub.

Ata në dy ndeshjet e fundit kanë marrë dy barazime, ndaj Prishtinës dhe Dritës, teksa kanë fituar vetëm një ndeshje në pesë sosh të fundit.

Dy skuadrat janë takuar një herë gjatë këtij sezoni, në mesin e muajit shtator, ku Llapi triumfonte me rezultat minimal 1:0.

Drita – Malisheva

Skuadra e Ardian Nuhiut, Drita, shpreson t’i jap fund rezultateve të këqija dhe të marrë fitoren e parë pas tri ndeshjeve pa pikë të plota.

Intelektualët vijnë në këtë ndeshje me barazimin në Derbin e Anamoravës, me rezultat 1:1, por që edhe pse gabuan në tri ndeshje radhazi, ata sërish janë të parët me një diferencë prej pesë pikëve, ndonëse Ballkani ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.

May be an image of 1 person, playing football, outdoors and text

Në anën tjetër pozita e tetë në tabelë, Malisheva, shpreson të mbajë rezultatet e mira, pasi fundjavë shkaktoi befasi duke e mposhtur Prishtinën si vendas.

Kjo fitore malishevasve do ua mundësonte largimin përkohësisht nga zona e rrezikshme ku gjenden.

Drita në ndeshjen e kaluar mes dy skuadrave ka fituar pa ndonjë pengesë të madhe, me rezultat 4:2.

Ballkani – Ferizaj

Hiç më mirë se Drita nuk po kalon as kampioni në fuqi. Pas një kampanje shumë të mirë në Ligën e Konferencës, ata janë kthyer me ndeshjet e Superligës, por që në tri ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore, duke barazuar me Dukagjinin e Dritën, e duke u mposhtur thellësisht nga Llapi.

May be an image of 3 people, people playing football and text

Xhebrailat shpresojnë të kthehen te pikët e plota për të zbutur sadopak epërsinë në pikë nga lideri momental dhe takohen me vendin e fundit Ferizajn, e cila duket se me një këmbë është në Ligën e Parë që nga tash, pasi është rritur diferenca dukshëm mes tyre e pozitave që mbesin në elitë.

Ndeshja e parë mes dy këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitore të pastër të kampionit në fuqi, 3:0.

Renditja momentale në Superligën e Kosovës

Lajme të ngjashme