Jan Oblak i kërkon Realit t’i lërë të qetë gjyqtarët
Portieri i Atletico Madridit Jan Oblak ka kërkuar nga Real Madridi të mos merren me gjyqtarët.
Të shtunën e kaluar, Reali pësoi humbje ndaj Espanyol, me golin që e shënoi Carlos Romero, për të cilin skuadra madrilene beson se duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje nga mbrapa për Kylian Mbappen.
Disa klube të La Liga-s kanë kërkuar që Reali të dënohet shkaku i presionit ndaj gjyqtarëve dhe Oblak ka kërkuar nga “Los Blancos” t’i lënë të qetë gjyqtarët.
“Mënyra më e mirë është nëse i lënë gjyqtarët të qetë dhe ta bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Është gjëja më e rëndësishme në futboll, jo vetëm për skuadrat por për të gjithë. Nuk janë gjyqtarët që e vendosin fatin e ndeshjes”.
Ndërkohë, presidenti i La Liga-s Javier Tebas thotë se Reali e ka humbur mendjen dhe i ka akuzuar se po e dëmtojnë reputacionin e ligës.
“Real Madridi dëshiron ta dëmtojë kompeticionin, jo vetëm grupin referues. E kanë krijuar një histori sikurse janë viktimë. E kanë humbur mendjen. Futbolli nuk është përreth Realit”.
Reali do të përballet me Atleticon të shtunën ndërsa nëse pëson humbje, atëherë “Los Rijoblancos” do të bëhen lideri i ri në La Liga.