“Jam vetëm punëtor”, Tuchel shpjegon arsyen për ndërprerjen e bashkëpunimit me Bayernin - NACIONALE

“Jam vetëm punëtor”, Tuchel shpjegon arsyen për ndërprerjen e bashkëpunimit me Bayernin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Thomas Tuchel thotë se ndjeshmëritë janë lënë anash pavarësisht marrëveshjes me Bayern Munichun për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Bayern Munich njoftoi javë më parë se Tuchel do të jetë në krye të skuadrës vetëm deri në fundin e sezonit, pas një marrëveshje e “dyanshme është arritur”.

Tuchel është pyetur për këtë ‘marrëveshje’, ku refuzoi të flet për bisedën që kishin mirëpo deklaroi që gjithçka është në rregull.

“Unë nuk do të jap asnjë detaj në lidhje me bisedën ballë për ballë. Por në fund unë jam një punonjës. Dhe punonjësit jo gjithmonë i kanë të gjitha opsionet, jo gjithmonë i kanë të gjitha atutë në dorë. Por çdo gjë është në rregull. Nuk ka fare rëndësi se si e trajtoj vendimin. Unë jam në një rol drejtues, kam përgjegjësi për i gjithë stafi. Është sport i nivelit të lartë, do të luftojmë për çdo pikë. Ndjeshmëritë janë lënë mënjanë".

Ndërkohë, ka pasur raportime se ka tensione brenda skuadrës, mirëpo tekniku gjerman i mohoi spekulimet.

“Nuk mund ta imagjinoj që një Aleksandar Pavlovic do të jetë i lumtur apo i lehtësuar që po largohem në fund të sezonit. Ose një Raphaël Guerreiro, Minjae Kim ose Manuel Neuer. Do të isha shumë, shumë i befasuar nëse do të isha çanta e shpinës që ata mbanin përreth. Arsyeja kryesore e vendimit ishte në fakt shmangia e një kursi të tillë të përgjakshëm. Kështu është tashmë gjithçka e qartë. Pavarësisht nëse na pëlqen apo nuk na pëlqen, nuk do të na duhet më të zgjidhim misterin nëse ishte një çantë shpine [lojtarët mbanin me vete]”, tha ai për “Sport Studio”.

Lajme të ngjashme