“Jam tifoz i Tottenhamit”, Harry Kane dëshiron që Spurs ta fitojnë Premierligën - NACIONALE

“Jam tifoz i Tottenhamit”, Harry Kane dëshiron që Spurs ta fitojnë Premierligën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Bayern Munichut Harry Kane do të donte ta shihte Tottenhamin ta fitonte Premierligën këtë sezon.

Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit londinez iu bashkua Bayern Munichut në verë, në një marrëveshje mbi 100 milionë euro.

Në një intervistë së fundmi, kapiteni i Anglisë e ka pranuar se do të donte ta shihte Tottenhamin që shpallej kampion në fundin e sezonit.

E kam bërë të qartë tërë karrierën se jam tifoz i Tottenhamit dhe do të doja të shihja Tottenhamin duke bërë mirë”.

Tottenham është duke bërë shumë mirë. Është mirë që ta shohësh. E kam thënë më parë, trajneri po bën mirë me këtë mënyrë të lojës”.

Tifozët janë prapa skuadrës dhe është kjo që iu duhej pas këtyre viteve të para. Gjithmonë e shikoj Tottenhamin dhe Premierligën”.

Sigurisht është ende shumë herët, por siç tha trajneri nuk ka arsye pse tifozët nuk duhet të jenë të emocionuar ose të lumtur me mënyrën si po shkojnë gjërat. Shpresoj që të vazhdojnë kështu”.

Nuk ka ndonjë skuadër tjetër në Premierligë që doja ta fitonte përpos Tottenhamit. Sigurisht shpresoj që të kalojnë mirë, por vëmendja ime kryesore është të bëj paraqitje të mira te Bayerni”.

Kane ka dëshmuar kualitetin menjëherë te Tottenham duke shënuar nëntë gola dhe dhuruar pesë asistime në nëntë ndeshje.

Tottenham momentalisht është lider në Premierligë me 20 pikë, aq sa ka edhe rivali lokal Arsenal.

Lajme të ngjashme