"Jam realist": Gundogan thotë se Barcelona ka shanse të vogla për ta fituar Ligën e Kampionëve - NACIONALE

"Jam realist": Gundogan thotë se Barcelona ka shanse të vogla për ta fituar Ligën e Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Barcelonës, Ilkay Gundogan, e ka pranuar se skuadra e tij do të ketë një rrugëtim jo të lehtë, gjatë rrugës për të fituar Ligën e Kampionëve, duke minimizuar shanset e tyre për një sukses të tillë.

Barcelona ka pasur vështirësi gjatë sezonit të saj në Ligën e Kampionëve deri më tani. Katalunasit kishin nevojë për një fitore në ditën e fundit të fazës së grupeve për të kaluar në 1/8 e finales dhe cilësohen si jofavoritë për të shijuar lavdinë evropiane për herë të parë që nga viti 2015.

Në një intervistë me gazetën spanjolle La Vanguardia, Gundogan pranoi se shanset e katalunasve për sukses në Ligën e Kampionëve janë të pakta: "Ka ekipe të tjera në garë me më shumë shanse dhe përvojë më të madhe, por nëse arrijmë në çerekfinale, ne jemi në një territor special. Unë jam realist, por gjithashtu e di që është e vështirë për të gjithë."

Gundogan zbuloi gjithashtu se nuk e priste që Xavi të largohej: "Isha i befasuar nga vendimi i Xavi për të dhënë dorëheqjen në fund të sezonit, nuk e prisja. Do të doja të kisha bërë më shumë për të. E kam atë ndjenjë."

Xavi Barcelona 2023-24

Më pak se nëntë muaj nga vulosja e titullit të parë të La Ligës në katër vjet për Barçën, Xavi po shkon drejt largimit, pasi ka njoftuar në janar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Barca është tetë pikë prapa liderit të ligës Real Madrid dhe e eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Katalunasit përballen me Napolin të mërkurën, në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në Ligë të Kampionëve. Edhe kampioni i Italisë ka treguar formë aspak të mirë deri më tani, ku gjenden në vendin e nëntë në Serie A.

Lajme të ngjashme