“Jam luftues”, Ten Hag i vendosur për të përmirësuar formën e Man Unitedit
Trajneri Erik ten Hag premtoi se është luftues pas humbjes së thellë 3:0 të Manchester Unitedit ndaj Newcastles në Carabao Cup.
Me eliminimin e djeshëm nga kupa, “Djajtë e Kuq” kanë humbur tetë nga 15 ndeshjet e para në të gjitha garat, fillimi më i dobët që nga sezoni 1962/63.
Pas ndeshjes, Ten Hag deklaroi se është i vendosur për ta kthyer Manchester Unitedin aty ku e ka vendin.
“Jam luftues dhe e di që nuk do të dorëzohem. Kemi bërë shumë hapa mbrapa këtë sezon, por duhet t’ia dalësh dhe asnjëherë s’është arsyetim”.
“E kam thënë më parë se kur ka hapa mbrapa nuk është njëjtë, por edhe atëherë duhet të marrësh rezultate. Për të bërë gjërat e duhura na duhet minimumi për t’i fituar ndeshjet”.
Ish trajneri i Ajaxit nënvizoi se nuk ka dyshime lidhur me aftësinë e tij.
“E kuptoj kur nuk ka rezultate. Është logjike nëse ka pyetje. Por jam i sigurt se mund t’ia dal. Në të gjitha klubet e kam bërë dhe gjithashtu këtu vitin e kaluar, por momentalisht jemi në një vend të keq.
“E marrë përgjegjësinë. E shoh si sfidë. Jam luftues dhe në një luftë që duhet të sigurohem se do ta ndajë përgjegjësinë me lojtarët që jemi së bashku për të marrë rezultate pozitive”.