“Jam luftëtar”, Kimpembe bën rikthimin e veçantë te PSG-ja pas dy viteve jashtë fushës - NACIONALE

“Jam luftëtar”, Kimpembe bën rikthimin e veçantë te PSG-ja pas dy viteve jashtë fushës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Presnel Kimpembe e vlerësoi vetën si “luftëtar” pasi u rikthye te Paris Saint-Germain pas dy viteve si pasojë e lëndimit.

Kimpembe hyri nga stoli në përballjen e PSG-së ndaj Le Mans, ku “Parisienët” regjistruan fitore 2:0 për të avnacuar në çerekfinale të Kupës së Francës.

Qendërmbrojtësi ndeshjen e fundit e kishte zhvilluar më 26 shkurt 2023, ku pësoi lëndim serioz në gju në atë fitoren 4:3 ndaj Lille atë kohë.

Në një intervistë për “BEIN Sports”, francezi deklaroi: “Nuk ishte aq lehtë. E dimë se Kupa e Francës është shumë e rëndësishme për ne”.

“Është garë e vështirë, kemi parë se shumë klube të Ligue 1 kanë dalë jashtë. Kemi menaxhuar të kualifikohemi në çerekfinale këtë mbrëmje dhe nuk ka asgjë përpos pozitive”.

Sigurisht, kam shumë emocione. Pas afro dy viteve, ndihem i lumtur. Jam luftëtar, ushtar”.

“Kam shumë ndjenja dhe sinqerisht jam krenar që e mbaj këtë fanellë me këtë logo sërish dhe shansin që të luajë me bashkëlojtarët e mi prapë”, deklaroi ai.

PSG-ja mbetet favoriti i padiskutueshëm për ta fituar Kupën e francës, që do të ishte trofeu i 16-të në historinë e klubit.

Lajme të ngjashme