“Jam i qetë”, Florentino Perez pyetet sërish rreth Kylian Mbappes - NACIONALE

“Jam i qetë”, Florentino Perez pyetet sërish rreth Kylian Mbappes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se është i qetë para se të niste të buzëqeshte kur u pyet lidhur me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappes.

PSG e ka vendosur në shitje francezin, pasi refuzoi ta rinovojë kontratën që skadon në verën e ardhshme, derisa as nuk e ftuan për udhëtimin në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Real Madrid mbetet destinacioni favorit për francezin, me Perez që tha “Jam i qetë” pasi u pyet për Mbappen.

Kjo fjali nga tifozët madrilenë është shumë e njohur, pasi të njëjtën e kishte thënë edhe në vitin 2000 kur spekulohej lidhur me transferimin e Luis Figos nga rivali Barcelona.

Perez që atëherë mori drejtimin e Realit kishte deklaruar “Jam i qetë”, ku vetëm disa javë më vonë e kompletuan blerjen e spanjollit.

Ndërkohë, Real Madrid është duke pritur nga PSG-ja që t’ia vendos çmimin francezit, për të cilin ka bërë një ofertë të lartë financiare skuadra arabe Al-Hilal.

Përndyrshe, edhe Chelsea, Tottenham dhe Man Unitedi janë duke vëzhguar nga afër situatën e Mbappes, por e shohin si një “transferim të vështirë” shkaku që dëshira e lojtarit mbetet vetëm fanella e bardhë.

Lajme të ngjashme