“Jam i mërzitur”, De Jong flet pasi mbeti jashtë Evropianit shkaku i lëndimit - NACIONALE

“Jam i mërzitur”, De Jong flet pasi mbeti jashtë Evropianit shkaku i lëndimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Frenkie de Jong thotë se është i mërzitur dhe zhgënjyer pasi e humbi Kampionatin Evropian “Euro 2024” shkaku i lëndimit.

27-vjeçari pësoi një lëndim në gju në muajin mars derisa luante për Barcelonën ndërsa pastaj u zgjodh nga Holanda, mirëpo që nuk ka arritur të shërohet me kohë.

Ish ylli i Ajaxit së fundmi në “Instagram” shkroi se është shumë i mërzitur dhe dëshpëruar që nuk do të merr pjesë në këtë turne të rëndësishëm.

“Jam i mërzitur dhe dëshpëruar që nuk do t’ia dal të luaj në Kampionatin Evropian”.

“Kemi bërë mirë në javët e fundit, por gjurit tim i duhet më shumë kohë fatkeqësisht. Është ëndërr dhe nder i madh ta përfaqësoj shtetin tim në turnen final”.

“Ta mbaj fanellën e portokalltë, duke kënduar dhe duke ndjerë mbështetjen e tërë shtetit. Por, tani njësoi si tërë tifozët do t’i mbështes lojtarët. Le të shkojmë djema”, deklaroi ai.

De Jong ka zhvilluar 54 paraqitje për Holandën, duke kontribuar me dy gola në proces.

Holanda do ta nis Evropianin të dielën kundër Polonisë.

Lajme të ngjashme