“Jam gati të kthehem nga pensionimi” – Usain Bolt reagon ndaj ofertës së çmendur që Al Hilal ka ofruar për Mbappen
Sprinteri nga Xhamajka, Usain Bolt, ka bërë shaka duke thënë se është i gatshëm të kthehet nga pensionimi nëse i ofrohen paratë në mënyrën siç i janë ofruar Kylian Mbappes nga Al Hilal.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 kërkohet nga Al Hilal, këta të fundit kanë bërë ofertë 300 milionë euro për Paris Saint-Germain. Për më tepër, ata janë të gatshëm të paguajnë një pagë masive prej 700 milionë eurosh për Mbappe. Por sulmuesi francez nuk është i interesuar të zhvendoset në Arabinë Saudite dhe në vend të kësaj është i gatshëm të ulet në stol për tërë sezonin 2023/24 në Parkun e Princave.
Megjithatë, shuma e ofertës ka tronditur të gjithë industrinë sportive dhe pas legjendës së NBA, Lebron James, i cili bëri shaka se është gati të vrapojë si Forrest Gump në Arabinë Saudite për ato lloj parash, Bolt është hedhur në lëvizje duke thënë se ai është "gati të kthehet për këtë pagë njëvjeçare 776 milionë dollarë".
I’m ready to unretire for this one year salary $776M 🤔
— Usain St. Leo Bolt (@usainbolt) July 25, 2023
Ylli tjetër i basketbollit, Giannis Antetokounmpo, gjithashtu i bëri një lutje Al Hilal që ta merrte atë në vend të Mbappes, pasi ai "duket si" reprezentuesi francez. Ndërsa Mbappe citoi tweetin me disa emoji duke qarë-qeshur, Al Hilal e mirëpret Giannisin, edhe pse vetëm si një tifoz.
Mbappe mbetet i vendosur në vendimin e tij për të vazhduar te PSG në sezonin 2023-24 dhe të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë për t'iu bashkuar Real Madridit ku do të ketë të drejtën e një bonusi të madh nënshkrimi. Ai gjithashtu do të marrë një bonus besnikërie prej 60 milionë eurosh, nëse vazhdon të jetë lojtar i PSG-së deri më 1 gusht.

