“Jam duke përparuar”, Odegaard komenton lëndimin
Kapiteni i Arsenalit Martin Odegaard thotë se ka dëmtuar ligamentin pas lëndimit të keq në gju, por beson se po bën progres për t’u kthyer sa më parë.
Norvegjezi ka munguar në tre përballjet e fundit, pasi u lëndua duke përfaqësuar Norvegjinë në fitoren ndaj Australisë më herët këtë muaj.
Odegaard së fundmi theu heshtjen duke komentuar lëndimin, ndërsa iu ka bërë me dije tifozëve se do të punojë sa më shumë që të shërohet.
“Ishte goditje e keqe në gju dhe dëmtova ligamentin aty, por është pjesë e futbollit dhe tani po shpresoj të shërohem sa më shpejtë që është e mundur”.
“Po vazhdoj përpara, bëj progres dhe po ndihem më pozitiv çdo ditë. Po punoj fortë dhe mendja ime është që vetëm të kthehem sa më shpejtë të është e mundur”.
Arsenali ka shpresë që Odegaard të rikthehet pas pushimit ndërkombëtar, por një gjë e tillë ende nuk është e konfirmuar.
Arsenali megjithatë ia ka dalë mirë pa norvegjezin, duke mposhtur rivalin lokal Tottenham, ndërsa edhe e fitoi një pikë në kryederbin e xhiros së kaluar ndaj Manchester Cityt.
Përndryshe, skuadra londineze do të zhvillojë sonte (e mërkurë) ndeshjen e radhës si nikoqir i Boltonit, për EPL Cup.