“Jam duke përparuar”, De Bruyne flet për rikthimin nga lëndimi - NACIONALE

“Jam duke përparuar”, De Bruyne flet për rikthimin nga lëndimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Kevin de Bruyne thotë se gjithçka është duke shkuar sipas planeve.

Belgu pësoi një lëndim para disa muajve dhe pritet të rikthehet në fillimin e vitit 2024.

Në një intervistë së fundmi për “VTM Nieuws”, De Bruyne e komentoi lëndimin e pësuar.

Lëndimi aktualisht po përparon mjaftë mirë. Do të jetë një skanim i madh javën tjetër dhe pastaj do ta dijmë si po përparon lëndimi”.

Në fund, gjithçka po shkon sipas planit. City është në në kontakte të vazhdueshme me doktorët, por nuk më kanë dhënë ndonjë ultimatum se kur do të jem në gjendje për t’u kthyer të luaj futboll sërish”.

Është e rëndësishme që të shërohem 100 për qind. Kishte shumë të çara. Ishte si një peshqir i lagur kuzhine. Kam kryer një mirëmbajtje të madhe pas 700 ndeshjeve, pak si ju me makinën tuaj”.

De Bruyne e pranoi se ishte në dijeni se do t'ia vështirësonte vetës shërimit nëse luan në fundin e sezonit por s’është penduar pasi ndihmoi Cityn të fitojë tripletën.

Kam vuajtur për dy muaj, por isha në gjendje ta mbaj vetën dhe klubi ishin në gjendje ta menaxhonin gjithçka”.

Kisha shumë stres në fund, shkaku i të gjitha lëvizjeve. Ndoshta jam lënduar pak më shumë, por ia vlejti”.

Ka pasur raportime se Man City mund të ndajë rrugët me belgun në fundin e kontratës, që skadon më 2025 por tani thuhet se janë në negociata për të vazhduar bashkëpunimin.

Lajme të ngjashme