Jadon Sancho mbetet te Man United pavarësisht interesimit të Arabisë Saudite
Sulmuesi Jadon Sancho pritet të qëndrojë te Manchester Unitedi pavarësisht interesimit të klubeve arave,
Të dielën, Sancho ‘goditi’ Ten Hagun derisa publikoi një komunikatë duke thënë se nuk është ftuar te Arsenali për tjera arsye, jo atë që deklaroi tekniku holandez.
Kësisoj, klubet arabe tentuan të përfitojnë nga kjo sitautë dhe synonin të arrinin marrëveshje me Man Unitedin për një huazim.
Al Ettifaq raportohet se ka bërë një ofertë zyrtare huazimi mirëpo që “Athletic” raporton se “Djajtë e Kuq” nuk janë të interesuar.
Sidoqoftë, qëndrimi i Sanchos me klubin ende s’dihet meqenëse do të diskutojë sy për sy me trajnerin holandez gjatë javës.
Me të ardhmen e pasigurt të Antony dhe lëndimin e Amad Diallo, Man United ka nevojë për shërbimet e anglezit në muajt e ardhshëm.
Sancho ka dëshpëruar që kur iu bashkua 20 herë kampionit të Anglisë para dy vite nga Borussia Dortmund në vitin 2021.
Pavarësisht që fiton rreth 250 mijë funte për javë, sulmuesi ka rënë fuqishëm në 24 muajt e fundit – derisa edhe nuk u ftua te Kombëtarja e Anglisë në muajin dhjetor.