Ja pse u anulua goli i Argjentinës në Lojërat Olimpike 75 minuta pas kohës së rregullt - NACIONALE

Ja pse u anulua goli i Argjentinës në Lojërat Olimpike 75 minuta pas kohës së rregullt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Goli i Argjentinës për të barazuar rezultatin ndaj Marokut në kuadër të Lojërave Olimpike u anulua 75 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt, por pse ndodhi kjo?

Gjigantët e Amerikës së Jugut u rikthyen nga një deficit prej dy golave pasi shënuan një gol dramatik të barazimit kundër Marokut në hapjen e tyre të Olimpiadës së Parisit në Saint Etienne të mërkurën. Menjëherë pasi ata kishin rivendosur barazinë në ndeshje, në stadium shpërtheu kaos pasi tifozët e Marokut pushtuan fushën dhe sulmuan argjentinasit duke hedhur objekte nga tribuna, përfshirë fishekzjarre.

Nicolas Otamendi Argjentinë Marok Olimpiada 2024

Ndeshja u ndërpre menjëherë për shkak të dhunës së tifozëve dhe u rifillua vetëm pasi stadiumi u lirua pas gati 75 minutash. VAR anuloi golin e barazimit të Cristian Medinës në minutën e 106-të, pasi Bruno Amione u gjend në pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Maroku përfundimisht doli fitues 2:1 pasi La Albiceleste nuk arriti të shënonte golin e dytë në tre minutat e fundit që u luajtën.

Përpara fillimit, tifozët e pranishëm në stadium vërshëllyen himnin kombëtar të Argjentinës për shkak të thirrjes raciste kundër Francës që mesfushori i Chelseat Enzo Fernandez dhe bashkëlojtarët e tij kënduan teksa festonin triumfin e tyre në Kupë të Amerikës në fillim të këtij muaji.

mascherano

Pas një disfate shokuese në ndeshjen e tyre hapëse, skuadra e Javier Mascherano do të synojë t'i rikthehet fitoreve të shtunën teksa do të përballet me Irakun në ndeshjen e tyre të dytë në grup.

Lajme të ngjashme