Ja pse Pele kurrë nuk luajti në Evropë - NACIONALE

Ja pse Pele kurrë nuk luajti në Evropë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda braziliane, Pele, që ndërroi jetë dje pas një lufte të gjatë me sëmundjen e tij ishte i njohur për diçka të veçantë. Edhe pse ishte futbollisti më i mirë i kohës së tij dhe hyn në mesin e më të mirëve në histori, ai nuk u paraqit asnjëherë në ndonjë klub evropian, edhe pse kishte oferta vazhdimisht. Por pse?

Pele ka vdekur në moshën 82-vjeçare dhe do të mbahet mend në mbarë botën si një lojtar i madh i lojës së futbollit. Braziliani fitoi tri herë Kupën e Botës dhe shënoi një rekord botëror prej 1,281 gola në 1,363 paraqitje gjatë karrierës së tij fenomenale. Megjithatë, Pele luajti vetëm për dy klube, Santos dhe New York Cosmos, në karrierën e tij 21-vjeçare, dhe kurrë nuk u paraqit në Evropë, pavarësisht interesimit nga disa prej klubeve kryesore të kontinentit evropian.

Young Pele Santos

Braziliani tërhoqi interes nga skuadra në Itali dhe Spanjë dhe ishte afër një lëvizjeje te Interi, sipas Ronaldo Nazario. Ish-sulmuesi i Interit ka shkruar një letër në Gazzetta dello Sport ku kujton një histori që i kishte treguar Pele rreth një lëvizje të mundshme në Inter.

“Ai [Pele] më tregoi se kur kishte luajtur në San Siro me Santos dhe Angelo Moratti e kishte blerë për Interin, por ai nuk donte të largohej nga Brazili”, ka shkruar Ronaldo. “Massimo, presidenti im, më thirri për ta përshëndetur dhe konfirmoi gjithçka”.

Pele gjithashtu zbuloi se mund të kishte luajtur për Juventusin në një postim në Instagram për Cristiano Ronaldon kur sulmuesi portugez nënshkroi për gjigantët e Torinos në vitin 2018.

“Të uroj fat, Cristiano, në ndeshjen tënde të parë me Juventusin. Nëse gjërat do të kishin ecur ndryshe, mund të kisha luajtur edhe unë për Zonjën e Vjetër”, kishte shkruar ai. "Gjatë darkës një mbrëmje të vitit 1961, pronari i Fiat i ofroi presidentit të Santos FC një milion dollarë për të nënshkruar me mua!"

Pele gjithashtu zbuloi në vitin 2016 se ai refuzoi Napolin, Manchester Unitedin dhe Real Madridin. Ikona shpjegoi pse ai donte të qëndronte në Brazil dhe të mos shkonte në Evropë.

“Ka pasur shumë raste kur isha shumë afër nënshkrimit me Real Madridin, dhe më pas edhe një herë me Napolin në Itali”, kishte thënë ai për USA Today . "Ato nuk ishin dy klubet e vetme, megjithatë. Juventus dhe Manchester United ishin gjithashtu ndër ata që u përpoqën të largonin nga Brazili, por të gjithë dështuan. Nuk është për keqardhje. Unë isha në Santos dhe në atë kohë ata ishin një fuqi botërore."

Pele më në fund u largua nga Santos në vitin 1975 për një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nënshkroi me New York Cosmos.

The New York Cosmos Mourn the Loss of Legendary Pelé | New York Cosmos

Legjenda braziliane ishte 34 vjeç atë kohë dhe nuk kishte luajtur në ndeshje garuese për tetë muaj kur nënshkroi një kontratë trevjeçare prej 2.8 milionë dollarësh, duke e bërë atë atletin më të paguar në botë të asaj kohe. Pele shënoi 37 gola gjatë kohës së tij me klubin amerikan dhe luajti ndeshjen e tij të fundit për Cosmos kundër ish-skuadrës së dashur, Santos.

Lajme të ngjashme