Ja pse cicërima e Casillasit “unë jam homoseksual” nuk ishte aspak qesharake - NACIONALE

Ja pse cicërima e Casillasit “unë jam homoseksual” nuk ishte aspak qesharake

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për dy orë të dielën në drekë, Iker Casillasi ishte futbollisti më i famshëm homoseksual në botë.

Derisa, natyrisht, nuk ishte më.

“Shpresoj se me respektoni: jam homoseksual”, ishte cicërima në llogarinë e ish-portierit të Real Madridit dhe Spanjës në rrjetin social Twitter.

Ato fjalë përfaqësuan, të paktën në shikim të parë, një moment historik për futbollin.

Sikur të kishte qenë e vërtetë, Casillasi do të bëhej lojtari më i rëndësishëm që flet haptazi për orientimin e vet seksual, në një sport ku numri i futbollistëve të mëdhenj homoseksual ende mund të numërohet në gishtat e një palë dorëzave të portierit.

Por në mesin e të gjitha reagimeve mbështetëse në cicërimën e Casillasit se ai ishte gjoja homoseksual, pati një sinjal se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin.

“Është koha ta tregosh historinë tonë, Iker”, tha Carles Puyol, ish-bashkëlojtari i Casillasit te Spanja, i cili ia dërgoi atij një emotikon puthje në fund të reagimit.

Dhe, siç ndodhi, Casillasi nuk po deklarohej homoseksual aspak.

Dy orë pas postimi i tij “më respektoni: jam homoseksual” e mori dynjanë, Casillasi e fshiu atë dhe e zëvendësoi me një cicërimë të re, duke pretenduar se llogaria i ishte hakuar.

Po Puyol?

Ai e fshiu postimin e vet po ashtu.

“Kam gabuar”, shkroi Puyol duke kërkuar falje, “më vjen keq për shakanë e dobët por jo qëllimkeqe”.

Pavarësisht qëllimit të dy fitueseve të Kupës së Botës dhe Evropës, reagimi online ishte i fuqishëm dhe i rëndë.

Gjyqtari Ryan Atkin - i cili është homoseksual – i akuzoi të dy se po e nxisin homofobinë në futboll, duke thënë se atyre duhet t’iu vijë turp.

Rëndësia?

Pse është kaq e rëndësishme?

Në fund të fundit, një llogari e hakuar apo një cicërimë e shkruar dobët nuk e ka fuqinë për të ndryshuar jetë njerëzish – dhe nëse ishte thjesht një shaka e keqe mes ish-bashkëlojtarëve të moçëm, që thuhet të jetë bërë si reagim ndaj mediave spanjolle për thashethemet e tyre në lidhje me jetën private të Casillasit... edhe, ça ka lidhje?

A ka vërtet rëndësi?

Përgjigja është po – po për ta kuptuar këtë, duhet ta kuptosh se si është të jesh person LGBTQ+ në futboll dhe në shoqëri.

Duhet t’i dëgjoni rrëfimet e Jake Daniels dhe Zander Murray, duke folur për barrën që ishin detyruar ta bartnin në futboll kur mendonin se duhej ta mbanin të fshehtë orientimin seksual për t’u futur në lojën e futbollit.

Lajme të ngjashme