Italia publikon listën përfundimtare për “Euro 2024”
Përzgjedhësi Luciano Spalletti ka bërë publike listën përfundimtare për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Spalletti tashmë ka zgjedhur 26 futbollistët që do të përfaqësojnë “Azzurët”, në synimin e mbrojtjes së titullit.
Lista e plotë e Italisë:
Portierë: Donnarumma, Meret, Vicario
Mbrojtës: Bastoni, Bellanova, Boungiorno, Calafior, Cambiaso, Darmian, Di Lorenzo, DiMarco, Gatti, Mancini
Mesfushorë: Barella, Cristante, Fagioli, Folorunsho, Frattesi, Jorginho, Pellegrini
Sulmues: Chiesa, El Shaarawy, Raspadori, Retegui, Scamacca, Zaccagni.

Kujtojmë, Italia ndodhet në grupin e njëjtë me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë. Në fakt, në përballjen e parë italianët do të luajnë ndaj “Kuq e Zinjve”.