Shuma marramendëse: Ismet Munishi tregon sa paguhen futbollistët në Kosovë
Trajneri Ismet Munishi ka deklaruar se Ballkani ka buxhetin më të madh në Kosovë, derisa pagat e një futbollisti mesatar është 5 mijë euro.
Në një intervistë me gazetarin Berat Buzhala, Munishi tregoi për gjendjen e top klubeve dhe pagat e lojtarëve në Kosovë.
“Buxhetin më të madh e ka Ballkani bindshëm, tashmë Drita e ka zvogëluar buxhetin sepse aty ka qenë. Bëhet fjalë prej 1 milionë e gjysmë – 2 milionë euro”.
“Rroga mesatare është 5 mijë euro. Lojtari mesatar në klubin e mirë i merr 5 mijë euro. Lojtari më i mirë i merr rreth 100 mijë euro, por kam dëgjuar se ka në Kosovë edhe kontrata në vlerën e 150 mijë eurove”, deklaroi ai.
Përndryshe, Munishi edhe krahasoi nivelin e futbollit kosovar dhe shqiptar, ku shtoi se kampionati i Shqipërisë është më i zhvilluar.
Për më shumë dëgjoni intervistën: