Ismet Munishi pretendon se iu hakmorën pasi s’e lavdëroi Kosovën - NACIONALE

Ismet Munishi pretendon se iu hakmorën pasi s’e lavdëroi Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ismet Munishi thotë se ka pas një hakmarrje ndaj tij shkaku që kishte kritikuar paraqitjet e kombëtares së Kosovës.

Munishi “shpërtheu” në një debat me gazetarin Arlind Sadiku, sa ishin të ftuar te “Favori” në T7.

Derisa po pyetej për dështimin te klubi i Ligës së Parë, Munishi deklaroi se organizimi ka qenë për mrekulli mirëpo që referimi ka qenë skandaloz shkaku që ai kritikoi disa herë paraqitjet e Kosovës në kualifikimet për Kampionat Evropian.

“Unë në Ferizaj jam shku sikur Mourinho me shku në Foggia. Në fillim shumë mirë. Krejt në rregull. Super ka qenë organizimi, çka ndodh gjatë rrugës marre po m’vjen me fol”.

“Shumë mirë janë nda, por s’ka faj presidenti. Qysh po i referojnë referat Ferizajt, a je në dijeni? Qysh i kanë referuar sa kam qenë aty, pse? Se s’dal me i lëvdu se Kosova ka luajtur mirë, shkaku i qasaj”.

“Çka po mendon ti? A nuk e di me çfarë njerëz ke punë këtu? Unë i njoh shumë mirë”, tha ai.

Sidoqoftë, Munishi mbetet trajneri më i shkarkuar në Kosovë e tani po spekulohet se mund ta marrë drejtimin e skuadrës së Superligës, KF Lirisë, edhe pse vetë trajneri së fundmi mohoi se kanë nisur negociatat.

Lajme të ngjashme