Ismajli: Të fitojmë ndaj Ukrainës dhe ishalla e marrim vendin e parë në grup
Mbrojtësi Ardian Ismajli thotë se duan fitore ndaj Ukrainës me shpresën për ta marrë vendin e parë në grup.
“Kuq e Zinjtë” matematikisht kanë gjasa për ta mbyllur si lider i grupit, në rast që arkëtojnë pikët e plota ndaj Ukrainës mirëpo njëkohësisht Çekia dhe Gjeorgjia të ndahen në barazim.
Ismajli beson se mund ta fitojnë vendin e parë, por fillimisht të triumfojnë ndaj ukrainasve në “Air Albania”.
“Çfarë duhet të bëjmë me Ukrainën? Duhet të bëjmë gola, kështu është futbolli. Kemi mbrojtur mirë, por kemi pasur ngërç në sulm. Çunat nesër do të bëjnë maksimumin dhe do të shënojnë. Është ndeshja më e rëndësishme e grupit. Jam i bindur që nesër do të shënojnë sulmuesit dhe do të bëjnë më të mirën për fansat dhe ishalla kapim vendin e parë.
“Dobvyk? Kundërshtar të lehtë nuk ka, sidomos në Serinë A të gjithë sulmuesit janë fizikë, të fortë, të shpejtë. E dimë kualitetin e Dobvyk, por nuk është se kemi frikë. Në ndeshjet e fundit kemi bërë mirë, jashtëzakonisht mirë mbrojtja. Do analizojmë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën”.
“Mbështetja e tifozëve? Fortesa e “Air Albania” është ajo ku kemi pësuar vetëm një gol e një humbje në dy vitet e fundit, ajo ndaj Gjeorgjisë. Avantazhi i tifozëve është jashtëzakonisht i madh. E patë edhe vetë të shtunën se ccfarë përkrahje kemi pasur. Jam i sigurt që do të kemi nesër edhe mbështetje më të madhe dhe do të kënaqemi me një fitore.
Mbrojtja ka punë gjithmonë dhe kemi të bëjmë me sulmues shumë të fortë si në ajër e tokë. Me Çekinë në ndeshjen e e parë nuk është se e njihnim mirë sulmuesin Hori. Në ndeshjen e dytë e patë që morëm masa dhe shikuam video e analizuam. Ia dolëm, shpresojmë që nesër t’ia dalim edhe me fitore”.