“Ishte me Mourinhon”, Hazard flet për sezonin më të mirë të karrierës - NACIONALE

“Ishte me Mourinhon”, Hazard flet për sezonin më të mirë të karrierës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi Eden Hazard i ka quajtur shtatë vitet te Chelsea si kujtimi më i mirë, duke zgjedhur vitin e dytë nën urdhrat e Jose Mourinhos si “qershia mbi tortë”.

Belgu njoftoi pensionimin në tetorin e vitit 2023, në moshën 32-vjeçare pasi kaloi disa vite zhgënjyese te Real Madrid.

Duke folur për “Standard” pasi njoftoi se do të merr pjesë në një ndeshje në “Stamford Bridge”, Hazard foli për kohën sa ishte te “Blutë”.

Kalova këtu shtatë vite... janë kujtimet më të mira të karrierës sime në futboll”.

Sezoni më i mirë ishte viti i dytë me Mourinhon, kur e fituam Premierligën dhe Kupën e Ligës”.

Trajneri ishte Special One dhe është vështirë t’i shpjegojmë ndjenjat që kishim pas ndeshjeve kur tifozët ishin të lumtur”, deklaroi ai.

Hazard shënoi 19 gola atë vit me Mourinhon, ku pastaj e fitoi çmimin e futbollistit të vitit belg, si dhe lojtarit më të mirë të vitit në Premierligë.

Hazard së fundmi është kritikuar shumë për deklaratat e tij, ku ka deklaruar se nuk i pëlqejnë lojtarët si Cristiano Ronaldo e Erling Haaland, por sheh futboll shkaku i yjeve si Lionel Messi e Kevin de Bruyne.

Belgu në fakt kishte deklaruar se është më i talentuar se Ronaldo dhe vetëm Messi qëndron mbi të.

Lajme të ngjashme