Ish ylli i Serie A shpjegon pse Juve duhet ta mbajë Cambiason - NACIONALE

Ish ylli i Serie A shpjegon pse Juve duhet ta mbajë Cambiason

1 vit më parë

nga NACIONALE

Luca Marchegiani beson se Andrea Cambiaso është i vetmi lojtar që Juventusi nuk duhet ta shet në afatin e janarit, por që një ofertë e madhe e Manchester Cityt do të jetë e vështirë për t’u refuzuar.

Italiani është bërë prioritet i Manchester Cityt, ndërsa edhe “Zonja e Vjetër” nuk do ta refuzonte shitjen e mundshme për një vlerë të duhur.

“Jam i pari që them se secili lojtar e ka një çmim, prandaj asnjë ofertë e lartë nuk duhet të refuzohet”.

“Sidoqoftë, Cambiaso është i vetmi lojtar që Juventusi nuk duhet ta shet tani. Është italian, premtues dhe i përshtatet stilit të Thiago Mottas më shumë se gjithë të tjerët. Ai do të konsiderohet humbje e madhe”.

Paolo di Canio në anën tjetër u pajtua me ish portierin e Lazios, mirëpo shtoi se një ofertë e lartë prej 80 milionë eurove do të ishte e pamundur që të refuzohet nga Juventusi.

“Nëse vërtetë ofrojnë 80 milionë euro, mund të rregullosh shumë gjëra dhe të nënshkruash me lojtarët të cilët mund të rriten me trajnerin e ri”.

Përndryshe, skuadra e Premierligës ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për mbrojtësin italian.

Lajme të ngjashme