Ish-ylli i Barcelonës po e konsideron seriozisht pensionimin
Ish-ylli i Barcelonës dhe Liverpoolit, Luis Suarez, po e konsideron seriozisht pensionimin nga futbolli, pasi po vuan nga një lëndimi vazhdueshëm në këmbë te skuadra braziliane Gremio.
Sulmuesi uruguaian iu bashkua skuadrës braziliane si lojtar i lirë në një marrëveshje dyvjeçare në fillim të këtij viti. Megjithatë, sulmuesi kishte luajtur me dhimbje të vazhdueshme për shkak të oste-artritit në gjurin e tij të djathtë. Suarez ka qenë duke iu nënshtruar një trajtimi specifik nga stafi i ekipit mjekësor të klubit. Si masë paraprake, ai është kursyer nga luajtja e ndeshjeve në terren sintetik dhe është pushuar kundër Palmeiras në kampionatin brazilian.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Sipas burimeve të GOAL, situata është përkeqësuar dhe lojtari tashmë ka nisur diskutimet me bordin, duke shprehur dëshirën për t'u tërhequr nga futbolli më herët se sa ishte planifikuar. Ai ka kontratë me Gremion deri në vitin 2024 dhe do të ketë takime të mëtejshme mes klubit dhe lojtarit për të ardhmen e tij.

Kishte spekulime se Suarez mund të shkonte në Inter Miami për t'u ribashkuar me Messin në MLS. Megjithatë, GOAL ka mësuar se Gremio është e sigurt, pasi një klauzolë në kontratën e tij e pengon sulmuesin të bashkohet me një klub tjetër brenda 30 muajve nëse largohet nga skuadra e Serisë A për shkak të dëmtimit. Prandaj për të bërë një transferim në MLS, Inter Miami do të duhet të përfundojë një marrëveshje me Gremion.
Suarez është golashënuesi më i mirë i Gremios këtë sezon me 14 gola në 26 ndeshje, por dëmtimi i gjurit kërcënon me pension të parakohshëm për sulmuesin.
