Ish-trajneri i Manchester Unitedit emërohet në krye të Besiktasit - NACIONALE

Ish-trajneri i Manchester Unitedit emërohet në krye të Besiktasit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Skuadra turke, Besiktas, e ka emëruar në pozitën e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer, që është legjenda e Manchester Unitedit dhe ish-trajner i kësaj skuadre.

“Ne besojmë se Ole Gunnar Solskjær do të japë kontribut të rëndësishëm për klubin tonë dhe e mirëpresim ngrohtësisht në familjen Besiktas, duke i uruar suksese të mëdha”, thuhet në një deklaratë të Besiktas.

51-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje deri në fund të sezonit të ardhshëm, me një opsion për ta vazhduar edhe për një vit. Ky është roli i tij i parë drejtues që nga shkarkimi nga United në 2021.

Solskjær luajti 366 herë për United midis 1996-2007, duke shënuar 126 gola. Ai u kthye në Old Trafford si trajner i përkohshëm në vitin 2018, duke marrë drejtimin nga Jose Mourinho. Pas një fillimi mbresëlënës, Solskjær iu dha roli me kohë të plotë në vitin 2019, por u shkarkua pas rezultatave të dobëta.

Solskjær merr drejtimin e Besiktasit, i cili ka fituar titullin e Superligës turke 16 herë, me skuadrën që është në vendin e gjashtë në tabelë. Ata kanë qenë pa një trajner të përhershëm që nga largimi i Giovanni van Bronckhorst në nëntor.

Besiktas pret Samsunspor më vonë të shtunën dhe udhëton në Antalyaspor javën e ardhshme në SuperLig. Besiktas është i 28-ti në renditjen e Ligës së Evropës, një pikë larg vendeve të play-offit, me dy ndeshje akoma për t'i luajtur në fazën e ligës.

Emërimi do të thotë që Solskjær është ish-trajneri i dytë i United që merr drejtimin e një skuadre turke, me Mourinhon që drejton Fenerbahcen.

Lajme të ngjashme