Ish-pronari i Crystal Palace: De Jong nuk dëshiron të transferohet në Manchester United, sepse e vlerëson si të dobët - NACIONALE

Ish-pronari i Crystal Palace: De Jong nuk dëshiron të transferohet në Manchester United, sepse e vlerëson si të dobët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

E ardhmja e De Jong është temë diskutimi. Akoma mbetet e paqartë se ku do të luajë në sezonin e ri. Ndërkohë, dikush vlerëson se nga ai ka hezitim të pastër për t'iu bashkuar Manchester Unitedit.

Me ardhjen e Erik ten Hag, Manchester United është vënë në gjueti për t'i siguruar shërbimet e mesfushorit holandez.

Ky i fundit ka një mal spekticizmesh rreth asaj se çfarë vendimi do ta marrë për të ardhmen e tij. Deri më tani klubi katalonas ia ka bërë të qartë se duhet të bëjë kompromis me një pjesë të pagës së tij vjetore, duke pranuar që ta reduktojë atë.

Në krejt këtë vrenjtësirë, Manchester United po synon të përfitojë, por situata nuk flet në të mirën e tyre, meqë akoma De Jong nuk ka shfaqur indicie që dëshiron të kalojë aty.

Aludohet se Manchester United konsiderohet i dobët në sytë e De Jong

Për ish-pronarin e Crystal Palace, Simon Jordan, një klub si Manchester United nuk mund ta ketë luksin ta blejë një lojtar si De Jong, meqë lojtarët e kalibrit të tij e paragjykojnë klubin më të trofeshëm në Premierligë.

"Nuk dëshiron të kalojë te Manchester United. Sipas meje besoj se Manchester United është i dobët dhe, për më tepër, nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve. Problemi është të kuptohet pse Manchester United nuk i tërheq më lojtarët dhe pse është i prirë që të paguajë më shumë sesa që ata kanë vlerë"
, përfundoi ai.

Mesfushori 25-vjeç ka një kontratë akoma të vlefshme me Barcelonën deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij pritet të përcaktohet brenda javësh.

Te Barcelona deri më tani nuk është se e ka gjetur veten në plotni, pasi u transferua në Camp Nou në vitin 2019 me një bujë të madhe, për shkak të paraqitjeve që kishte dëshmuar me Ajax në edicionin e Ligës së Kampionëve 2018/2019, kur kishin prekun gjysmëfinalen.

Lajme të ngjashme