Ish përzgjedhësi i Kosovës Gliha: Dinamo favorit, por Ballkani s’duhet nënvlerësuar - NACIONALE

Ish përzgjedhësi i Kosovës Gliha: Dinamo favorit, por Ballkani s’duhet nënvlerësuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish përzgjedhësi i Kosovës Primoz Gliha thotë se Dinamo Zagreb është favorit ndaj Ballkanit, mirëpo klubi nuk duhet nënvlerësuar.

Ballkani duhet të kërkojë vetëm pikët e plota ndaj Dinamos, me shpresën që Astana të mos bëjë ndonjë befasi te Plzen dhe kësisoj të avancojnë tutje.

Para ndeshjes, Gliha ka dhënë një intervistë për mediumin kroat “tportal.hr”, ku tha se i njeh lojtarët e Ballkanit dhe që kampioni i Kosovës s’duhet të nënvlerësuar pavarësisht që Dinamo është favorit.

I njoh lojtarët, dy prej tyre Dellova dhe Zyba ishin pjesë e kombëtares. Do ta ftoja Emërllahun gjithashtu, por ishe i lënduar. Këta janë mbrojtës të rinj, por shumë të mirë. Sigurisht Dellova do ta ketë detyrën ta ndal Petkovicin. Por, pasi janë të rinj do të jetë problem që të koncentrohen në maksimum. Trajneri i tyre (Ilir Daja) duhet ta përgatis skuadrën shumë mirë psiqikisht”.

“Ballkani nuk duhet nënvlerësuar? Sigurisht që jo. Por, e përsëris situata është ndryshe tani. Kam pasur problem të ngjashëm kur luajtëm ndaj Bjellorusisë, sepse më mungon tre qendërsulmues. Kundër Zvicrës kishte probleme të ngjashme. Njëjtë ishte për Dinamon në ndeshjen e parë, sepse s’e kishin Petkovicin”.

Ai gjithashtu shtoi se lojtarët e klubit kroat nuk do të jenë mjaftë të motivuar, duke krahasuar atë që ndodhi në ndeshjen Andorrë – Kosovë.

“Pra Dinamo favorit? Po. Për ne trajnerët është gjithmonë vështirë t’i motivojnë lojtarët për këto ndeshje që quhen “të vogla”. Ishte ngjashëm kur luajtëm ndaj Andorrës. Isha i frikësuar, besoj se është njëjtë për Jakirovic tani”, nënvizoi ai.

Përballja mes Dinamos dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme