Legjenda e djajve të kuq: United duhet ta shesë Ronaldon - NACIONALE

Legjenda e djajve të kuq: United duhet ta shesë Ronaldon

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i është drejtuar ish-skuadrës së tij se duhet ta lirojnë Cristiano Ronaldon, nëse ai ka kërkuar një gjë të tillë.

Ronaldo i ka bërë me dije Unitedit se e dëshiron largimin vetëm një vit pasi u kthye sërish në Old Trafford, me arsyen se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, por deri më tani ende nuk ka gjetur skuadër të re.

Tani fituesi i pesë herë topit të artë mund të jetë titullar në ndeshjen hapëse të djajve të kuq në mesditë kundër Brighton, me Anthony Martial i cili është lënduar.

'Manchester Unitedi duhet ta lejojë Ronaldon të ikë'

Duke shkruar për TheTimes, legjenda e djajve të kuq ka këshilluar ish-klubin e tij që të përfundojë këtë histori të gjatë me Ronaldon që ka filluar për gati dy muaj, dhe të ndërtojnë skuadrën me lojtarë të së ardhmes, të cilët do të mund të luftonin për titullin kampion në Premierligë, në vitet në vazhdim.

Rooney reveals taking Ronaldo to McDonalds before Man Utd match | Goal.com US

“Mendoj se United duhet ta lejë të largohet Ronaldon. Nuk është se ai nuk mund të luajë në skuadrën e Erik ten Hag. Ai mund të luajë në çdo skuadër. Ronny gjithmonë do të shënojë gola.

Në mendimin tim personal, United nuk është e gatshme t’i sfidoj skuadrat tjera për titull, kështu që qëllimi duhet të jetë që të ndërtohet një skuadër që mund të fitojë titullin kampion në tre apo katër vitet e ardhshme. Këto duhet të planifikohen.

Nëse raportimet janë të sakta se Ronaldo e dëshiron largimin, atëherë United ta lejë të iki dhe ta marrë një sulmues me të ardhme që do mund ta ndihmonte skuadrën në vitet në vazhdim, dhe të ndërtohet një skuadër që mund të ketë suksese.”

A do ta zëvendësojë Manchester Unitedit Ronaldon nëse largohet?

Dëshira për largim e portugezit e la në gjendje të vështirë skuadrën e Ten Hag, pasi ata po planifikonin rindërtimin e skuadrës rreth tij fillimisht, dhe se nuk kishin në prioritet ndonjë sulmues qendror për afatin kalimtar veror.

Djajtë e kuq ishin të interesuar për Darwin Nunez, por kur morën vesh se Liverpooli është shumë afër marrëveshjes, hoqën dorë nga ish-ylli i Benficas.

Chelsea target Benjamin Sesko makes a decision on his future

Tani United ka kthyer shikimin te i riu i Red Bull Salzburg, Benjamin Sesko, i cili kërkohet edhe nga Chelsea e Real Madridi.

Lajme të ngjashme